Jennifer Lopez reagon në këtë mënyrë pasi e tadhëtoi i fejuari

  • A.P /
  • 04 February 2021 - 17:16
Jennifer Lopez reagon në këtë mënyrë pasi e tadhëtoi i fejuari

Jennifer Lopez dhe i fejuari i saj Alex Rodriguez u fotografuan duke darkuar në një restorant në Florida, pavarësisht thashethemeve se ky i fundit e ka tradhëtuar yllin e muzikës pop me Madison LeCroy.

Ylli i “Southern Charm” është akuzuar se ka fjetur me ish-anëtarë të martuar të Major League Baseball, dhe sipas mediave të huaja, një person i mundshëm është pikërisht Rodriguez. “Aleks nuk e njeh atë dhe nuk e ka takuar kurrë”, ka thënë një burim i afërt me Aleksin për E News.

Ndërkohë, LeCroy është shprehur për Page Six se ka biseduar vetëm në telefon me Alex-in dhe se kurrë nuk janë takuar kurrë. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Alex është akuzuar për tradhti, ndërsa Jennifer ka reaguar po njësoj, me indiferencë.

(Kosova Sot Online)