Brenda shtëpisë së Ledrit dhe Sarës, çifti organizojnë festë mirëseardhje për Poem Blu

  • E.K /
  • 07 February 2021 - 11:25
Brenda shtëpisë së Ledrit dhe Sarës, çifti organizojnë festë mirëseardhje për Poem Blu

Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë në 14 dhjetor. Dyshja u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Poem Blu. Ky emër kaq i veçantë i bëri shumë kuriozë njerëzit për të zbuluar domethënien e tij dhe se si ata e zgjodhën. Sara zbuloi disa ditë më parë se emrin Poem ja kishte sugjeruar një ndjekës i saj, totalisht i panjohur për të.

“Dua të shfrytëzoj rastin dhe të falenderoj personin, i cili kur kam bërë pyetjen për emër këtu në Instagram më ka sugjeruar emrin Poem. Nuk e mbaj mend kush eka qenë dhe më vjen keq për këtë gjë, por gjithsesi nëse e lexon këtë të falenderoj nga zemra”, ka treguar Sara gjatë një bisede virtuale me fansat në Instagram.

Ndërkohë së fundmi Sara dhe Ledri kanë organizuar një festë mirëseardhje për të voglën e tyre, teksa për pak ditë bëhet 1 muaj nga ardhja e saj në jetë. Ata kanë zbukuruar shtëpinë e tyre në Gjermani me tullumbace të shumta dhe ka qenë vetë Sara që ka publikuar një video nga dhoma e saj dhe e Ledrit.

Një cep i krevatit të tyre shihet i mbushur me dhurata të shumta, që duhet t’i kenë blerë gjithë të afërmit për Poemën e vogël. Sara nuk ka treguar detaje të tjera, por duket se festa që kanë orgaizuar për vogëlushen ka qenë shumë familjare dhe e ngrohtë.

Ndërkohë Sara nuk ka udhëtuar ende drejt Kosovës pas lindjes së vajzës dhe Poem nuk është njohur ende me gjyshërit e saj, nënën dhe babain e Ledrit.

(Kosova Sot Online)