Miley Cyrus ka shpërthyer me lot pasi performoi në koncert

  • A.P /
  • 08 February 2021 - 18:44
Miley Cyrus ka shpërthyer me lot pasi performoi në koncert

Ylli i muzikës pop, Miley Cyrus, ka shpërthyer me lot pasi performoi në koncertin ‘Super Bowl’.

28-vjeçarja jo vetëm që dha spektakël për fansat, ajo po ashtu është ndjerë e mërzitur për punëtorët e vijës së parë.

Ajo kishte kënduar edhe këngën “Wreking Ball”, me të cilën dëshiron të tregonte se sa e shkatërruar është.

Po këndoj këtë këngë, Wreaking Ball për të treguar se sa e thyer dhe e shkatërruar jam, çdokush është duke u përballur me probleme të shumta”, është shprehur ajo.

Po i njëjti projekt ishte realizuar vite më parë, që përshkruante marrëdhënien që kishte me ish-bashkëshortin Liam Hemsworth.

Image

(Kosova Sot Online)