Vendoset muaji kur do të publikohet sezoni i 5-të i “La Casa de Papel”

  • A.P /
  • 08 February 2021 - 23:04
Vendoset muaji kur do të publikohet sezoni i 5-të i “La Casa de Papel”

Pritjes së gjatë për sezonin e 5-të të serialit “La Casa de Papel” duket se i ka ardhur fundi.

Sipas disa njoftimeve në mediat botërore, “La Casa de Papel”, pjesa e pestë do të lancohet në prill të këtij viti.

Ky sezon pritet të jetë edhe i fundit për “La Casa de Papel”. Edhe pse më herët u paralajmërua një sezon i gjashtë, kjo nuk pritet të ndodhë.

Tashmë me vdekjen e Nairobit në sezonin e fundit, fansat e serialit janë duke e pritur me padurimin sezonin e 5-të.

(Kosova Sot Online)