William dhe George mund të mos bëhen kurrë mbretër, eksperti tregon arsyen

  • E.K /
  • 09 shkurt 2021 - 09:58
William dhe George mund të mos bëhen kurrë mbretër, eksperti tregon arsyen

Mbretëresha Elizabeth II, 94 vjeç, është monarkja me mbretërimin më të gjatë në historinë britanike dhe ende nuk tregon asnjë shenjë të heqjes dorë.

Princi George është i treti në radhë për në fron, por pavarësisht se është trashëgimtari për tu bërë mbret një ditë, ka një mundësi që ai të mos bëhet kurrë sipas një eksperti mbretëror, shkruan ” Express.co.uk”.

Princi George, shtatë vjeç, është fëmija i parë i Kate, Dukeshësh së Kembrixhit, 39 vjeç, dhe fëmija i madh i Princit William dhe trashëgimtarit të fronit britanik.

Deri tani, mbreti i ri është i treti në linjën e trashëgimisë pas gjyshit të tij Princit Charles, 72 vjeç dhe babait William. Ndërsa George pritet të marrë kurorën nga babai i tij një ditë, pranimi i tij mund të mos ndodhë kurrë, ka pohuar një ekspert mbretëror.

Gjyshi i tij Princi Charles ende është duke pritur të bëhet mbret në moshën 72 vjeç – duke e bërë atë trashëgimtarin më të vjetër në historinë britanike.

Dhe para se Princi George të bëhet mbret, babai i tij William do të duhet të mbretërojë i pari.

Kjo do të thotë që tre mbretërime do të duhet të drejtojnë para se George të mund të marrë Kurorën.

Mbretëresha Elizabeth II, 94 vjeç, është monarkja me mbretërimin më të gjatë në historinë britanike dhe ende nuk tregon asnjë shenjë të heqjes dorë.

Vitin e ardhshëm ajo do të shënojë Jubileun e saj Platinum i cili do ta shohë atë të festojë 70 vjet si monarke.

Në kohën kur Mbretëresha ka qenë në fron, shoqëria britanike ka pësuar ndryshime të mëdha dhe një ekspert mbretëror ka pretenduar se interesi për monarkinë po bie.

Eksperti mbretëror Clive Irving dhe autori i librit “Mbretëresha e Fundit: Si Mbretëresha Elizabeth II Shpëtoi Monarkinë” ka argumentuar se monarkia mund të shfuqizohej tërësisht para se George të afrohet për të marrë fronin.

Eksperti i tha Express.co.uk: “Para se të mendoni se princi William të bëhet mbret, dhe më vonë George, duhet të lejoni mënyrën se si do të duket monarkia nën mbretin Charles dhe nëse mund të mbijetojë nën të.”

Z. Irving argumenton se Mbretëresha aktuale, ashtu si babai i saj i ndjerë, është një sundimtare shembullore dhe se falë saj monarkia ka mbijetuar kaq gjatë.

(Kosova Sot Online)