Luana provon adrenalinën më të madhe dhe e thotë vetë: Kjo është çmenduri

  • E.K /
  • 12 February 2021 - 16:44
Luana provon adrenalinën më të madhe dhe e thotë vetë: Kjo është çmenduri

Pavarësisht se deri në këtë moment kishte vendosur ta mbante sekret vendin ku kishte udhëtuar, nuk u desh shumë për t’u kuptuar se në cilin destinacion Luana po shijon detin, temperaturat e larta dhe aventurat. Thënë kjo vetëm pak minuta më parë, moderatorja ka treguar se do të provojë një eksperiencë ndryshe duke u hedhur nga një lartësi e konsiderueshme e cila i ka shkaktuar emocione në Dubai. Luana ka ndarë thuajse të gjithë hapat deri tek hedhja dhe madje i ka njoftuar ndjekësit se tani është radha e saj.

“Kjo është çmenduri. Është radha ime tani”, ka shkruar moderatorja teksa i ka lënë me kaq postimet për të ndarë ca më vonë përjetimet dhe adrenalinën e këtij momenti.

(Kosova Sot Online)