Pas divorcit nga Kanye, ja me kë do e kalojë Shën Valentinin Kimi

  • E.K /
  • 13 February 2021 - 14:41
Pas divorcit nga Kanye, ja me kë do e kalojë Shën Valentinin Kimi

Kim Kardashian po përqëndrohet tek e ardhmja dhe tek fëmijët e saj pas divorcit nga Kanye West. Kështu tregojnë burime pranë biznesmenes 40-vjeçare teksa zbulojnë se Kim këtë Shën Valentin do e kalojë me vogëlushët e saj.

“Kim është shumë mirë. Ajo ka planifikuar që Ditën e Shën Valentinit ta kalojë me fëmijët dhe familjes. Dëshiron ta bëjë këtë ditë special për fëmijët. Nuk ka më asnjë kontakt me Kanye-n. Është fokusuar tek e ardhmja”-tha burimi.

Në fillim të këtij muaji u tha se Kim vazhdon të komunikojë me Kanye, madje fansat shpresonin një rikthim, por duket se kjo nuk do të ndodhë tani që çdo komunikim është shkëputur.

(Kosova Sot Online)