Dua Lipa publikon foto intime me të dashurin

  • G.G /
  • 15 February 2021 - 10:26
Dua Lipa publikon foto intime me të dashurin

Këngëtarja shqiptare u ka uruar ndjekësve festën e dashurisë.

Dua Lipa tash e disa kohë shijon lidhjen me Anwar Hadid dhe nuk është aspak e rezervuar në lidhje me postimet që bën për të.

Këngëtarja 25 vjeçare, dhe modeli, 21 vjeçar, u bashkuan në qershor të vitit 2019 teksa ai është vëllai i vogël i supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid.

Duke folur për romancën e saj me Anwarin për revistën ‘Rolling Stone’, ylli tha: “Unë jam shumë komode në marrëdhënie, më shumë se çdo herë tjetër”.

Së fundmi ajo ka publikuar disa imazhe me të me rastin e festës së Shën Valentinit.

Çifti shihen mjaft të lumtur në prani të njëri tjetrit teksa shkëmbejnë puthje mjaft pasionante.

(Kosova Sot Online)