Muaji shkurt është muaji i Jenniferit dhe Alexit

  • A.P /
  • 15 February 2021 - 18:03
Muaji shkurt është muaji i Jenniferit dhe Alexit

Muaji shkurt nis me plotë befasi për dyshen simpatike Jennifer e Alex Rodriguez.

Që me fillim të muajit ata kujtojnë takimin e parë që e kanë pasur në vitin 2017.

“Shkurti është muaji ynë i veçantë. Për shembull, shkëndija e parë mes ne të dyve u bë për herë të parë u bë me 7 shkurt 2017, ndërsa takimi jonë ka qenë dy ditë më vonë. Dhe nuk ka qenë një ditë që atëherë kur nuk ishim së bashku ose të flisnim me njëri-tjetrin. Ju vazhdoni të më bëni të qesh ” tha 51 vjeçarja.

Këngëtarja u befasua nga Alex sot me rastin e Shën Valentinit ku ai i dhuroi një tufë të madhe me trëndafila të kuq dhe tullumbace. “Kjo më jep një buzëqeshje në fytyrë,” shkruan ajo videon e publikuar në Twitter

(Kosova Sot Online)