Kendall Jenner në lidhje dashurie!

  • A.P /
  • 15 February 2021 - 17:55
Kendall Jenner në lidhje dashurie!

Kendall Jenner ka vendosur që përmes një publikimi në Instagram të tregoi më shumë rreth statusit të saj.

Ajo vendosi që në ditën e të dashuruarve të publikoi marrëdhënien me basketbollistin e njohur Devin Booker.

Thashethemet për lidhjen e çiftit kishin nisur dy muaj më parë, derisa dolën publikisht së bashku.

“Nuk ka pritje të mëdha ose detyrime nga asnjëra palë. Në veçanti Kendall ka një orar të plotë dhe gjithashtu i pëlqen të kalojë kohë me familjen dhe miqtë dhe Devin e kupton atë shumë. Por ata janë afruar më shumë duke kaluar mjaftë kohë me njëri tjetrin”, tha një burim i afërt i çiftit.

Kendall nuk ishte e vetmja në familjen e saj që konfirmoi marrëdhënien e saj. Ish-kunati Scott Disick , motra e saj Kourtney Kardashian , publikuan imazhe romantike në këtë datë speciale

Image

(Kosova Sot Online)