Linja e të brendshmëve e bën miliardere Rihannën

  • A.P /
  • 17 February 2021 - 20:48
Linja e të brendshmëve e bën miliardere Rihannën

Rihanna bëhet miliardere me linjën e saj te të brendshmeve! Linja e këngëtares “Savage/Fenty” është rritur shumë pas investimeve të mëdha të bëra në të

Savage X Fenty, linja e të brendshmëve nga Rihanna tani ka vlerë një miliard dollarë.

Kjo pasi që në promovimin e linjës së dytë Rihanna siguroi rreth 115 milionë dollarë fitime.

Tani, L Catterton, një firmë me kapital privat që ka në pronësi edhe LVMH ka marrë një pjesë të aksioneve duke bërë që kjo linjë e këngëtares të këtë vlerën e 1 miliard dollarëve.

Për herë të parë Rihanna e lansoi linjën e saj më 2018 dhe tani ajo pritet që të jetë liderë në produktet e të brendshmëve për femra deri në vitin 2025. 

Image

(Kosova Sot Online)