Demi Lovato me stil të ri, nuk do ta njihni

  • A.P /
  • 24 February 2021 - 15:45
Demi Lovato me stil të ri, nuk do ta njihni

Këngëtarja Demi Lovato ndau ne instagram, disa poza në prapaskenë në të cilat ajo kishte veshur një kostum me kuadrata me nuancat e rozes, per show-un e The Ellen DeGeneres. Duke etiketuar në fotografi profesionistin Angelo Kritikos, Lovato ndau disa fotografi me flokët e saj të shkurtër dhe ngjyrë pink.

28-vjeçarja kthehet në qendër të vëmendjes me dokumetarët e saj Demi Lovato: Dancing With The Devil. Në të, këngëtarja përshkruan mbidozimin e saj gati fatal të vitit 2018 dhe udhëtimin pasues drejt kthjellimit të jetës së saj.

E ulur përballë DeGeneres ajo shpjegoi se si ndihet më e lirë dhe më autentike që kur preu flokët.“Ndjehem sikur jam fshehur pas flokëve të mi”, tha Lovato, e cila rrëfeu se kishte mbuluar trupin e saj me flokët e saj të gjatë kur luftonte me çrregullimet e të ngrënit.

Gjatë emisionit, Demi Lovato u shpreh se e kishte parë të domosdoshëm këtë ndryshim drastik të sajin.

Image

(Kosova Sot Online)