Bebe Rexha “kapet” me fansat pasi ata e ngacmojnë në rrjetet sociale

  • A.P /
  • 24 February 2021 - 22:24
Bebe Rexha “kapet” me fansat pasi ata e ngacmojnë në rrjetet sociale

“Ende jam e dashuruar dhe ende jam e pasur”!

Kështu ka shpërthyer Bebe Rexha kundër kritikëve që e konsideruan “dështim” këngën e saj të fundit derisa ajo ka thënë se “jeta e këtyre njerëzve është e tëra fekale”, duke ju referuar kështu kritikave në rrjetet sociale.

Bebe Rexha është bërë hit në Twitter të martën në mbrëmje.

Këngëtarja shqiptare (31) nuk ishte në formë që të “debatojë” me dikë por kur është në pyetje suksesi i saj dhe i këngës së fundit, për të cilën ajo në fund e pranon se ishte një “dështim”.

“Kënga e fundit e juaj e fundit ishte dështim”, shkroi një kritik të ylli shqiptar, emri i vërtetë i të cilës është Bleta Rexha.

“E vërtetë, por unë ende jam e dashuruar dhe ende jam e pasur”, ka qenë replika e Bebes, e cila gjë ka bërë që “interneti” të shpërthejë edhe pse ajo në fund,  “nuk ka kohë të merret me teket e gjithkujt”.

Image

(Kosova Sot Online)