Frika nga vota e diasporës për ç ‘kapjen e shtetit nga strukturat e krimit, hapë lojën e zvarritjes se rezultatit final në KQZ

Frika nga vota e diasporës për ç ‘kapjen e shtetit nga strukturat e krimit, hapë lojën e zvarritjes se rezultatit final në KQZ
Frika nga vota e diasporës për ç ‘kapjen e shtetit nga strukturat e krimit, hapë lojën e zvarritjes se rezultatit final në KQZ

Arsim Haziri

  • 24 February 2021 - 17:42

Shkruan: Arsim Haziri

Vonesat në KQZ, përmes rinumërimit dhe ri verifikimit të votave, zhvlerësimit të votave të diasporës në përmbylljen e këtij procesi, nënkuptojnë edhe tendenca të qëllimta për të ulur rezultatin e partisë fituese, mirëpo çdo gjë veçse ka përfunduar, fryma e ndryshimit ka filluar, frika e shkelësve veçse është në rritje, dhe çdo manipulim i tyre është në fazë të fundit të operimit manipulativ që nuk mundë ta kthen ndryshimin mbrapa.

Jo rastësisht Kosova është cilësuar shtet i kapur, organizimi i brendshëm institucional është kryekëput klientelist dhe në shërbim të shefave të klientelave, ky ka qenë dhe vazhdon më qenë si recepcion i brendshëm ashtu edhe i jashtëm, prandaj edhe në këndvështrimin progresiv Kosova ka çaluar tejet shumë. Janë zgjedhjet e 2019, koha kur NISMA nuk mund e kalonte pragun dhe një pamundësi e këtillë favorizonte në rritje partinë e parë, dhe pikërisht ky pretekst bëri që procesi të stërzgjatej dhe të manipulohej procesi, duke e shtyrë NISMA-n në Kuvend. Edhe tanimë, është aktive e njëjta strukturë dhe logjikë, edhe tanimë vota e mërgatës është duke u parë si e manipulueshme, ajo-vështirësitë e qëllimta fillojnë qysh prej komplikimeve përgjatë procesit të votimit e deri tanimë, ku votat e tyre krejtësisht në mënyrë të padrejtë fillojnë edhe zhvlerësohen, duke e ditur për mision çfarë kishin. Arsyet janë që pjesa dërrmuese e tyre do të jenë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, dhe çdo votë e zhvlerësuar ndikon në zvogëlimin e fuqisë së këtij subjekti për të konstituuar organet e reja, rrjedhimisht duke e shtyrë në detyrime për koalicione. Shteti i kapur kështu funksionon, frika se qeveria e radhës do e ndjekë krimin ka vërë në lëvizje makinerinë manipulative që konsideroj se është në fuqinë e fundit, mbase frymën e ndryshimit askush s'mund e ndalë, ndoshta për pak kohë do e vonojnë. Mirëpo i mbetet organizatave që mbrojnë votën e diasporës dhe qeverisë së radhës së këtij procesi t'i rikthehen në mënyrë që drejtësia të kthehet në vend dhe shkelësit e procesit t'i paraqitën organeve ligjore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".