Kim Kardashian në një ndejë me shoqëri shijon natën e parë si beqare

  • E.K /
  • 25 February 2021 - 09:47
Kim Kardashian në një ndejë me shoqëri shijon natën e parë si beqare

Ajo tashmë nuk është në ndonjë lidhje dashurie pasi u nda nga reperi Kanye West pas shtatë viteve martesë.

Kim Kardashian, dukej mahnitëse derisa doli për herë të parë në darkë që kur bëri kërkesë për divorc nga Kanye West.

40-vjeçarja shfaqi fizikun e saj të skalitur me një fustan të ngushtë, ndërsa shijonte një natë vajzash me motrën Kourtney, shoqen e saj më të mirë La La Anthony dhe ish ndihmësen, Stephanie Shepherd.

Kim mori plotësisht vëmendjen, teksa doli me një fustan ngjyrë të gjelbër tejet të ngushtë duke theksuar linjat e saj perfekte.

Beli i saj i hollë ishte theksuar po ashtu edhe të pasmet e formësuara ishin për t’iu komentuar.

Veshja e rehatshme e Kardashian duket se ishte bërë nga një material i tejdukshëm pasi që reçipetat e saj dalloheshin lehtë.

Flokët e saj ngjyrë kafe ishin të ndara në mes dhe të shndërruara me kaçurrela derisa i kishte lëshuar në shpinë.

Ylli i “Keeping Up The Kardashians”, kishte mbathur një palë sandale me ngjyrë të gjelbër kombinuar me fustanin bizhuteritë nuk i kishte lënë anash, bukuroshja kishte vendosur disa gjerdanë ari në qafë dhe një unazë.

Si çdoherë pothuajse, makijazhi i errët i preferuari i saj ishte ai që ia perfeksionoi dukjen.

(Kosova Sot Online)