Çiljeta Xhilaga zbulon pasionin e fshehtë: Kam dëshirë të kem…

  • E.K /
  • 02 March 2021 - 08:52
Çiljeta Xhilaga zbulon pasionin e fshehtë: Kam dëshirë të kem…

Këngëtarja shqiptare, Çiljeta Xhilaga ka zbuluar dëshirën e saj në të ardhme.

Kur u pyet se cili do të jetë projekti i radhës për publikun ajo u përgjigj:

“Faktikisht në një të ardhme kam dëshirë të fokusohem në një emision timin.”

“E kam me pasion prezantimin. E kam bërë gjithë këto vite në karrierë,e do të doja një program. Por nuk do tregoj çfarë natyre, pasi ma kanë marrë një herë. Do të jetë diçka jo sezonale, diçka që do të jetë gjithmonë, e imja, e Çiljetës. Do të jem për shumë vite.”

“Por nuk do të rri as pa muzikë, se mund të më dal një demo e bukur e do e bëj këngë, se nuk rri dot. Një në vit bëj, por atë që bëj, e bëj të saktë”, tha ajo në emisionin “Jashtë Loje”.

(Kosova Sot Online)