Kënga e re nga Ava Max renditet e para në botë në iTunes

  • A.P /
  • 04 March 2021 - 18:09
Kënga e re nga Ava Max renditet e para në botë në iTunes

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, është emër që çdo ditë shënon suksese të reja në muzikë.

Artistja, së fundi ka lansuar me videoklip këngën “My head and my heart”, e cila po shënon sukses të jashtëzakonshëm.

Me anë të postimeve, Ava Max ka njoftuar se ka arritur të renditet e para ndër këngë më të dëgjuara të momentit në iTunes.

“Numër një në iTunes! Çfarë! Ju dua të gjithëve, le të ecim përpara”, ka shkruar këngëtarja, e cila i është gëzuar shumë këtij suksesi.

Image

(Kosova Sot Online)