Jennifer nuk e ka fare problem të shfaqet pa grim

  • A.P /
  • 04 March 2021 - 19:38
Jennifer nuk e ka fare problem të shfaqet pa grim

Jennifer Lopez për shumëkë mund të jetë edhe shembull i një gruaje të suksesshme dhe njëherësh femër që kujdeset shumë për veten.

Ajo së fundi ka hapur një biznes me produkte për lëkurën, të cilat më së shumti po i reklamon vet.

Përmes një videoje në Instagram, këngëtarja tregoi se si reagojnë në lëkurë produktet e reja të “JLo Beauty”.

Por, një gjë që mori vëmendje në atë video, ishte fakti se Jennifer nuk mbante aspak grim në fytyrë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

(Kosova Sot Online)