Gold AG viziton Prekazin: I vogël e kuptova qysh duhet me u dashtë Kosova

  • E.K /
  • 06 March 2021 - 15:15
Gold AG viziton Prekazin: I vogël e kuptova qysh duhet me u dashtë Kosova

Reperi Gold AG në kuadër të “Epopesë së UÇK-së”, sot (e shtunë) ka vizituar Prekazin.

Ai ka publikuar disa fotografi nga vizita që ia bëri Prekazit, ndërsa thotë se qysh i vogël e kuptoi qysh duhet me u dashtë Kosova.

“I vogël e kuptova, çysh duhet me u dashtë Kosova 

Prekaz, 06 Mars 2021“, shkruan artisti.

Bashkë me Goldin në këtë vizitë u pa edhe kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi dhe ai i Skënderajt, Bekim Jashari.

Kujtojmë se “Prej kur ka le dielli”është kënga e fundit e Goldit, në bashkëpunim me Ismet Bexhetin, e cila iu kushtua Hamëz Jasharit. 

(Kosova Sot Online)