Pa distancë e maska, 5000 të rinj në shfaqjen e Rita Orës në Australi

  • A.P /
  • 07 March 2021 - 09:33
Pa distancë e maska, 5000 të rinj në shfaqjen e Rita Orës në Australi

Mijëra persona festuan Mardi Gras në Sidnei të Shtunën në mbrëmje, me fotografi që tregojnë skena që nuk janë parë në shumë pjesë të tjera të botës që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

U raportua se 5,000 njerëz morën pjesë në paradën që u mbajt brenda Sydney Cricket Ground me një audiencë që nuk respektonte distancën sociale ose vënien e maskave.


Këngëtarja kryesore ishte Rita Ora e cila elektrizoi skenën dhe të gjithë ambjentin me pjesëmarrjen e saj.

Covid ka qenë një histori suksesi në Australi, pasi ka parë pak më shumë se 29,000 raste dhe 909 vdekje mes një popullsie prej mbi 25 milionë njerëz.

Në të kundërt, vendet e Evropës po vuajnë prej muajsh një numër të madh vdekjesh.

Image

(Kosova Sot Online)