Ju ka munguar? Eni Koçi rrëfen një herë e mirë arsyen e shkëputjes nga muzika

  • E.K /
  • 09 March 2021 - 08:12
Ju ka munguar? Eni Koçi rrëfen një herë e mirë arsyen e shkëputjes nga muzika

Eni Koçi zbuloi para pak muajsh se e ka kishte kaluar Covid-19 pa shqetësime serioze. U bë shkak infektimi i partnerit të saj, Genc Prelvukaj, që më pas Eni të zbulonte edhe rezultatet e testit të saj.

“Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para tre muajve pa shqetësime serioze. Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithëve që po e kaloni ndërkohë”, shkroi këngëtarja përkrah fotos së një testi.

Këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi ka bërë një bashkëbisedim live me ndjekësit  e saj, ku ndër të tjera ka rrëfyer se pse ajo nuk po sjell më projekte të reja muzikore, pasi një ndjekëse e saj e pyeti nëse Eni e ka lënë muzikën.

“Jo, nuk e kam lënë. Muzika është gjë shumë shpirtërore, nuk është thjesht punë. Situata aktuale ka ndikuar tek secili prej nesh në anën psikologjike dhe mendoj që çdo projekt do qetësinë e duhur për t’u punuar. Gjithashtu këtë vit diplomohem kështu që prioriteti im ka qenë universiteti”, është përgjigjur Eni Koçi.

Mesa duket prioritetet e këngëtares këtë kohë kanë qenë larg muzikës, tek studimet dhe diplomimi.

Ndërkohë, e pyetur  nga ndjekësit se a ka pasur temperaturë gjatë periudhës që ka qenë e prekur nga koronavirus, ajo ka thënë se nuk ka patur asgjë, thjesht ka fjetur shumë gjumë dhe mendonte se e kishte nga lodhja në palestër.

(Kosova Sot Online)