Sukses pas suksesi! Dua Lipa “pushton” kopertinën e revistës “The New York Times”

  • E.K /
  • 11 March 2021 - 09:55
Sukses pas suksesi! Dua Lipa “pushton” kopertinën e revistës “The New York Times”

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore së fundmi është bërë pjesë e kopertinës së revistës prestigjoze amerikane “The New York Times Magazine”.

Këtë lajm e ka bërë tëditur vetë ajo , nëpërmjet një fotografie që ka publikuar në Instagram. Mësohet se botimi i kësaj reviste do të publikohet në datën 14  mars.

25-vjeçarja shfaqet me një veshje serioze dhe mjaft elegante.

Kujtojmë se së fundmi, revista “Time” ka publikuar listën me 100 personazhet më me influencë dhe e para që përmendet është Dua Lipa (sytë zemra). Puna e saj e madhe për albumin “Future Nostalgia” është shpërblyer plotësisht. Këngëtarja është shfaqur edhe në kopertinën e “Time” duke i vënë vulën përgjithmonë suksesit të saj.

Legjenda Kylie Minogue, me të cilën Lipa bashkëpunoi për remix e këngës “Real Groove” ka shkruar një profil për artisten duke e cilësuar si një yll që shkëlqen.

“Dua Lipa është një yll që shkëlqen, që ndez një shteg verbues nëpër kozmosin e pop-it. Pak më pak se katër vite më parë ajo publikoi dy albumet e parë. Sot, ajo po kërcen dorë për dore me zeitegeistin. Unë hyra në orbitën e Duas nëntorin e kaluar, kur u shfaqa si e ftuar në koncertin e saj virtual Studio 2054. Prodhimi ishte spektakolar dhe gjithëpërfshirës, disi retro, me zërin e saj të njohur. Ndërkohë që unë e di se ç’do të thotë të jesh në syrin e ciklonit, në këtë rast, unë kisha mundësinë që të shihja pamjen e gjerë nga periferia. Etika e saj e famshme e punës rrezatonte gjatë gjithë koncertit. ‘Duhet të punosh fort, që të kesh pak fat’, i tha babai i saj kur ajo ishte më e re. Siç duket ajo e ka dëgjuar. Arritjet e saj janë gjithnjë e më të jashtëzakonshme duke pasur parasysh që ajo është vetëm 25 vjeçe. Ajo është e dashur, cool dhe e zgjuar. Dhe unë, si miliona të tjerë, pres më shumë dhe madje edhe më shumë nga La Lipa”, ka shkruar Minogue për artisten shqiptare.

(Kosova Sot Online)