Reforma e thellë në LDK për rezultat pozitiv në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte, shansi i fundit për t’i shpëtuar vdekjes klinike të modelit NISMA!

Reforma e thellë në LDK për rezultat pozitiv në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte, shansi i fundit për t’i shpëtuar vdekjes klinike të modelit NISMA!
Reforma e thellë në LDK për rezultat pozitiv në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte, shansi i fundit për t’i shpëtuar vdekjes klinike të modelit NISMA!

Faik Krasniqi

  • 11 March 2021 - 07:49

Shkruan: ANALIST - Faik Krasniqi

Këtë vit janë zgjedhjet lokale, nëse në LDK bëjnë reformat rrënjësore, atëherë i kanë gjasa e mira që në zgjedhjet lokale të dalin mirë me rezultate. Por nëse vazhdojnë me ndryshime kozmetike do të pësojnë debakël, kurse në zgjedhjet e tjera nacionale do ta kenë fatin e Nismës. Një gjë duhet ta kuptojnë. Populli është irrituar me shumicën e njerëzve që janë aty për veprimet e tyre, prandaj duhet hapur një faqe e re, me njerëz dhe ide të reja. Për të mirën e Kosovës LDK e ka vendin në skenën politike. Aty ku e meriton, por jo me ata që e fundosën!

-Prej vdekjes së presidentit Rugova, LDK-ja kurrë nuk i ka fituar zgjedhjet, por përmes pazareve politike gjithmonë ka mbijetuar e vazhduar edhe duke qenë pjesë e Qeverisë. Padyshim që ka hise të fajit për të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur këtij vendi. Pavarësisht faktit që punonin jo në mënyrë të drejtë, vazhdonin me avazin e vjetër duke mos bërë reforma. Në çdo palë zgjedhje shihej rënie në rezultat. Por më 14 shkurt morën goditjen më të madhe në histori të saj.

Ky ndëshkim ndaj LDK-së erdhi më shumë për shkak të talljes së vazhdueshme me elektoratin. Edhe sot nuk e pranojnë shkakun e këtij ndëshkimi, duke hedhur fajin tek elektorati dhe oborri i partive tjera. Kjo tregon që nuk e pranojnë lehtë reformën e thellë që duhet të ndodh brenda partisë. Thjeshtë nuk e duan ndryshimin, sepse përmes partisë duan t’i shijojnë akoma privilegjet e pushtetit. E kanë edhe një mundësi që të ri ngritën. Nuk mjafton vetëm ndërrimi i kryetarit të partisë që të fitojnë besimin e elektoratit, por duhet ndryshim rrënjësor që nga kryesia e deri tek nëndegët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".