E njihni dot? Ja si dukej Aulona Musta një dekadë më parë

  • E.K /
  • 20 March 2021 - 16:56
E njihni dot? Ja si dukej Aulona Musta një dekadë më parë

Aulona Musta është tepër aktive në rrjetet sociale. Moderatorja ndan herë pas herë detaje nga jeta private me ndjekësit e shumtë të saj.

Së fundmi, ajo ka bërë publike në Instagram një foto të sajën para 10 vitesh.

Aulona shihet e veshur me xhinse  dhe me një jelek sipër një bluze me mëngë të gjata.

“Dhjetë vite më parë”, shkroi ajo krahas fotos.

Së fundmi, moderatorja Aulona Musta është shfaqet nudo në kopertinën e revistës “Global Woman”.

“Duaje trupin tënd, ndihu mirë me të dhe mos ndalo se kujdesuri për të – është ky mesazhi që unë përpiqem të jap në cdo moment, por këtë herë ky mesazh vjen nëpërmjet një kopertine, që e dua shumë. Nuk ekziston asnjë njeri në botë që të ndihet, gjithmonë, gjatë gjithë kohës 100% mirë me veten e tij. Të gjithë kemi pasiguritë tonë, komplekset tona, momentet kur nuk ndihemi mirë dhe rehat me veten, gjëra që nuk na pëlqejnë. Pikërisht se kemi këto, jemi gjithë kohën në përmirësim, ndryshe do të binim në një zonë rehatie që nuk është aspak e mirë”, shkuan Aulona.

Në fund, postimin e mbyll kështu:

“Do vërtetë shumë guxim të ndihesh mirë me trupin tënd dhe ta reflektosh këtë. Në një vend si Shqipëria, ku femra është mësuar dhe edukuar të jetë e nënshtruar, ku rritet me komplekse dhe ndjenjë inferioriteti në lidhje me trupin dhe sensualitetin e saj, ku fjala turp e shoqëron gjithë jetën, në çdo gjë që bën, ku misioni kryesor i femrës është thjesht ai riprodhues, të martohet, të sjellë në jetë fëmijë dhe t’i dedikohet familjes, fëmijës, bashkëshortit, duke lënë pas dore veten totalisht… pikërisht në një shoqëri të tillë, të ndihesh mirë me veten, trupin tënd dhe ta shfaqësh këtë, duket vërtet luks i madh, që do vërtetë shumë guxim”.

(Kosova Sot Online)