Chrissy Teigen merr vendimin e papritur për “Twitter”! Ja çfarë fshihet pas tij

  • E.K /
  • 25 March 2021 - 14:27
Chrissy Teigen merr vendimin e papritur për “Twitter”! Ja çfarë fshihet pas tij

Chrissy Teigen ka fshirë llogarinë e saj në “Twitter”.

Me anë të një mesazhi në këtë aplikacion, modelja i tha lamtumirë 14 milionë ndjekësve të saj.

“Nuk më shërben më aq pozitivisht sa më shërben negativisht, dhe mendoj se kjo është koha e duhur për të ndryshuar diçka,” shkruante Chrissy.

“Hej. Për më shumë se 10 vjet, ju miq keni qenë bota ime,” shkroi ajo.

“Sinqerisht i detyrohem kaq shumë kësaj bote që kemi krijuar këtu. Unë me të vërtetë i konsideroj shumë prej jush miqtë e mi të vërtetë. Por është koha që unë të them lamtumirë”.

Teigen tha se ajo ishte “mpirë” nga koha e saj në internet dhe nuk kishte mësuar se si të “bllokonte negativitetin”.

“Dëshira ime për t’u pëlqyer dhe frika e mërzitjes së njerëzve më ka bërë një person për të cilin ju nuk u regjistruat në fillim“, vazhdoi bashkëshortja e këngëtarit të njohur, John Legend.

Teigen nuk bëri ndonjë njoftim se do të fshinte edhe Instagram-in , ku ka 34 milion ndjekës, dhe ku shkaktoi shumë zhurmë javën e kaluar duke postuar një foto toples pranë djalit të saj.

(Kosova Sot Online)