Dafina Zeqiri infektohet me Covid-19, ja si është gjendja e saj shëndetësore

  • E.K /
  • 26 March 2021 - 08:52
Dafina Zeqiri infektohet me Covid-19, ja si është gjendja e saj shëndetësore

Shumë personazhe të njohur janë infektuar me Covid-19 njëri pas tjetrit. E fundit që është prekur nga koronavirusi është këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri. Lajmin e infektimit e ka dhënë vetë ajo përmes një postimi në Instagram.

Dafina ka publikuar një foto selfie dhe përkrah ka shkruar:

“Covidi nuk do që unë të bëj selfie, por shkofsh në djall Covid!”.

Është mësuar se Dafina është karantunuar në shtëpi së bashku me partnerin e saj, Dj Geek. Ashtu siç dukej edhe nga foto thuhet se ata kanë simptoma të lehta të virusit dhe ne ju urojmë shërim të shpejtë!

Kujtojmë se pak kohë më parë Dafina ju nënshtrua dhe një operacioni të vështirë në gju, për të cilin ju deshën gati 5 javë që të rikuperohej. Ajo ndau me ndjekësit në Instagram video nga ky moment i vështirë, teksa të githëve ju tërhoqi vëmendjen Dj Geek që i kishte qëndruar pranë në çdo moment e madje i kishte bërë edhe gjilpërat Dafinës.

(Kosova Sot Online)