Demi Lovato s’njihet me look-un e ri!

  • G.G /
  • 25 March 2021 - 13:02
Demi Lovato s’njihet me look-un e ri!

Demi Lovato bëri një rrëfim tronditës për të kaluarën e saj në serinë e dokumentarëve “Demi Lovato: “Dancing With the Devil”. Lovato ka treguar që është sulmuar dy herë seksualisht, në 2018-ën, natën e mbidozës nga shitësi i drogës, ndërsa kur ishte vetëm 15 vjeç ajo zbuloi se ishte abuzuar seksualisht nga një adoleshent tjetër kur punonte për Disney Channel në fund të viteve 2000.

“Kur isha adoleshente, isha në një situatë të ngjashme. Kam humbur virgjërinë në një përdhunim. Hera ime e parë nuk ishte romantike. Më duhej ta shihja këtë person gjatë gjithë kohës dhe u përballa në mënyra të tjera“, tregoi këngëtarja.

Pas këtij rrëfimi që shokoi gjithë botën, Demi Lovato ka folur për herë të parë për revistën “People”.

“Ndonjëherë njerëzit dëgjojnë këngët e mia nga adoleshenca dhe më thonë ‘Oh, ke qenë shumë e zemëruar atëherë’ dhe unë ju them tani ‘Po, dhe tani mund ta kuptoni pse kam qenë e zemëruar”, është shprehur Demi.

“Fakti që e tregova para kamerave dhe që e di se njerëzit e kanë parë, është shumë çliruese. Është fuqizuese. Dhe më ka nxjerrë jashtë të gjithë atë inat që kisha brenda. Kisha lëshuar shumë zemërim paraprakisht, por kjo ishte si një finale e çlirimit të plotë, tani mund të shërohem plotësisht pas kësaj historie”, ka thënë këngëtarja.

Ajo ka shtuar se shpreson që pas këtij rrëfimi të mund të ndihmojë edhe njerëzit e tjerë.

“Abuzimi seksual është diçka që shumë njerëz e shohin si tabu për të folur dhe për ta treguar, por unë dua t’ju them njerëzve se ju mundeni dhe është shumë në rregull”, është shprehur Demi.

Pas kësaj, Demi ka lënë pas të shkuarën dhe ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj.

Këngëtarja ka pozuar për “Vogue Mexico” ku i ka befasuar të gjithë me look-un. Demi është shfaqur bjonde platin, me flokë të shkurtër fare dhe fansat e kanë dashuruar këtë pamje!

(Kosova Sot Online)