Morena Taraku nuk njihet me look-un e ri! Ja ç'ka ndryshuar ...

  • G.G /
  • 30 March 2021 - 09:10
Morena Taraku nuk njihet me look-un e ri! Ja ç'ka ndryshuar ...

Këngëtarja Morena Taraku është treguar gjithmonë e guximshme përsa i përket ndryshimeve në look-un e saj, duke marrë vendime drastike që e kanë tjetërsuar totalisht.

Duket se njëra prej pamjeve i pëlqeu herën e parë pasi e realizoi, ndaj së fundmi Morena vendosi t’i kthehet sërish flokëve të shkurtër e të heqë dorë nga extensions.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ndau foto me pamjen e re.

Ajo shfaqet me flokët e prera shkurt dhe në fakt, mezi e njohëm në pamje të parë.

Të gjithëve na ka tërhequr vëmedjen qoftë edhe një herë të vetme jeta e shtrenjtë e këngëtares Morena Taraku.

Në llogarinë e saj në Instagram nuk mungojnë foto e video nga shtëpia luksoze, veshjet, çantat e këpucët e firmave më të njohura e të tjera si këto.

Morena e tregon gjatë gjithë kohës se është “rich girl” dhe për ta vërtetuar edhe njëherë, ajo publikoi një foto me atletet e reja të markës “Leandro Lopes”.

E dini sa kanë kushtuar? Sa qimet e kokës! 34 mijë euro! Këtë e ka treguar vetë në postim.

Atletet e saj kanë revoltuar ndjekësit, të cilët i shkruajnë në komente se njerëzit s’kanë bukë të hanë.

” mendon qe ka femie Qe se kan as nji gote qumesht”

“How about njerzit nkosov skan buk me har”

“mir po pse pe qet n reklam qe ke blee 34.000 € patika
a menon qe dikush ska buk me hanger”- shkruajnë disa ndjekës.

Më herët, Morena lançoi bashkëpunimin e saj të parë me Feron, i cili titullohet “Money”.

Në secilën pjesë të videoklipit, ata shfaqen të kombinuar në veshje me njëri-tjetrin teksa repojnë dhe duket një dyshe super cool.

https://www.youtube.com/watch?v=S59bh3-_Qik&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)