Leonardo DiCaprio dhe Lady Gaga do nisen me pushime në hapësirë

  • E.K /
  • 31 March 2021 - 13:47
Leonardo DiCaprio dhe Lady Gaga do nisen me pushime në hapësirë

Pasi i shkuan cep më cep globit dhe zbuluan disa nga vendet më interesante që ekzistojnë, VIP-at po mendojnë të udhëtojnë në hapësirë. Do thoni ju si është e munduar? Epo nëse je shumë i pasur mund të blesh një biletë për udhëtimin e dytë turistik në hapësirë që do realizohet nga ‘Virgin Galactic’ , kompania e Richard Branson që ka vite që organizon projekte goxha ambicioze për turizmin hapsinor.

Më të pasurit në botë dhe yjet si Tom Cruise, Leonardo DiCaprio, Justin Bieber, Ashton Kutcher dhe Lady Gaga, tashmë e kanë blerë biletën e tyre për në hapësirë.

(Kosova Sot Online)