Lexoni edhe:
Leonardo DiCaprio dhe Lady Gaga do nisen me pushime në hapësirë
Përplasja mes Kim Kardashian-Kanye West dhe Taylor Swift është shumë e njohur në mbarë botën. Por së fundmi një video e publikuar nga Kim Kardashian i ka bërë fansat e saj të dyshojnë se ndoshta ajo mund t’i ketë dhënë fund armiqësisë me Sëwft. Ndjekësit kanë vënë re se ylli i televizionit ndau një postim, teksa në sfond dëgjohej kënga e Taylor Swift, Wildest Dreams.
Një videon e publikuar nga Kim shfaqet një pjesë nga filmi “Bridgerton” dhe në sfond luhet me violinë kënga e Taylor Swift. Sigurisht që fansat e Kim dhe Taylor nuk vonuan të nxitonin me postime në rrjete sociale duke shprehur habinë e tyre për këtë veprim të Kim.
Leonardo DiCaprio dhe Lady Gaga do nisen me pushime në hapësirëLexoni edhe:
“Në story-t e Kim Kardashian dëgjohet Wildest Dreams, askush nuk e vuri re këtë gjë?!”, shkroi dikush.
Ndërsa të tjerë u shprehën skeptikë për faktin se Kim Kardashian ka qenë në dijeni që kënga në sfond ka qenë e Taylor Swift.
“A e di Kim se ajo këngë është Wildest Dreams?”, ka shkruar një tjetër.
E gjithë përplasja mes Kim-Kanye dhe Taylor nisi, pasi kjo e fundit fitoi një çmim në “MTV VMA”. Teksa Taylor po merrte çmimin, Kanye rrëmbeu mikrofonin dhe u shpreh se atë e meritonte Beyonce.
Ndërsa u duk se gjërat po qetësoheshin mes artistëve, Kanye publikoi këngën e famshme “Famous” në të cilën shprehet: “Ndjehem sikur unë dhe Taylor Swift mund të bëjmë akoma seks? Unë e bëra atë k***ë të famshme”.
Ajo që pasoi ishte një luftë shpërthyese fjalësh, pasi Taylor e mohoi të kishte miratuar këtë tekst të këngës, para se të dilte një regjistrim që dukej se zbulonte që Taylor ishte në dijeni të saj. Edhe vitin e shkuar situata dukej shumë e tensionuar teksa Kim e cilësoi Taylor si gënjeshtare dhe i ndezi sërish gjakrat mes tyre.
(Kosova Sot Online)