Këngëtarja e famshme ka nisur një lidhje dashurie me motrën e Miley Cyrus?

  • A.P /
  • 02 April 2021 - 17:49
Këngëtarja e famshme ka nisur një lidhje dashurie me motrën e Miley Cyrus?

Pas deklaratës së bujshme ku pranoi publikisht se është pankseksuale, Demi Lovato shihet shpesh në shoqërinë e motrës së Miley Cyrus, Noah.

Sipas burimeve pranë këngëtares së famshme, vajzat ndihen mjaft mirë në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Madje për mediat e huaja, këto burime kanë shtuar se ato kanë nisur një lidhje dashurie.

E teksa lajmi për një romancë mes tyre po bën namin në rrjet, Demi dhe Noah nuk kanë bërë asnjë reagim.

Kujtojmë se këngëtarja e famshme është shprehur më herët se ka pasur një zgjim seksual kur pa skenën e famshme të puthjes së Sarah Michelle Gellar dhe Selma Blair në filmin “Cruel Intentions 1999”, por padyshim që u prek nga edukata e saj konservatore.

Image

(Kosova Sot Online)