“Në disa momente dua që të flas e të nxjerr fakte”, çfarë po e shqetëson kaq shumë Melisën?

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 14:58
“Në disa momente dua që të flas e të nxjerr fakte”, çfarë po e shqetëson kaq shumë Melisën?

Për sa kohë ishte pjesë e “Për’puthen”, por edhe pas daljes, Melisa Lleshi ka qenë një nga personazhet më të diskutuar. Emri  saj është përfolur gjatë sa për marrëdhënien me konkurrentët e programit, por edhe për përfshirjen në tregun muzikor shqiptar. Mirëpo siç duket Melisës i ka ardhur në majë të hundës me thashethemet dhe gojët e liga që flasin poshtë e lart për të.

Së fundmi ajo ka bërë një postim thumbues në Instagram, për të gjithë ata që sipas Melisës mashtrojnë për të ulur emrin e saj. Megjithatë ajo shton se nuk ka ndërmend të vazhdojë të flasë për ta dhe as të merret më tej.

“Në disa momente dua aq shumë të flas dhe të nxjerr fakte për të përgënjeshtruar mashtrimet dhe gënjeshtrat që thoni për mua për të më ulur, por pastaj tërhiqem me veten, sepse them ‘Lëri Melisa, sepse vreri i tyre do i mbysë ndër vete’. Nuk kam pse të kthehem e të merrem me ju sa herë ju do më vini nga pas dhe të kapeni pas emrit Melisa për të krijuar një sherr mediatik vetëm si e si t’ju shtohen ato followers-a që vdiqët duke i blerë. Fokusohuni tek vetja juaj dhe tek jeta juaj, sepse e kam thënë dhe do e rithem që nga i/e pari/a që ka folur keq për mua dhe deri tek i/e fundit: Unë nuk merrem me ju asnjëherë! Me paqe dhe dashuri”, ka shkruar Melisa.

Ajo nuk ka përmendur emra konkret dhe nuk dihet se kujt i referohet me këto fjalë, por disa ditësh në media është përfolur se ajo i ka dhënë fund kontratës muzikore me producentin Bini Diez pas një sherri. U tha se bashkëpunimi i tyre përfundoi me zënkë dhe Melisa është parë këto kohë në një tjetër studio muzikore, ku po punon për këngën e re.

(Kosova Sot Online)