Khloe Karadashian flet pasi asistentja ia publikoi një fotografi pa e pyetur

  • E.K /
  • 08 April 2021 - 14:11
 Khloe Karadashian flet pasi asistentja ia publikoi një fotografi pa e pyetur

Khloe Kardashian ka treguar hapur trupin e saj duke mos bërë asnjë editim në fotografinë të cilën e ka postuar në mediat sociale.

Në një postim në rrjetin Instagram të mërkurën, ylli 36-vjeçare i “Keeping Up with the Kardashians” ndau foto dhe video të pa edituara derisa shtyu përpara përpjekjen për të mësuar të dashurosh vetën pavarësisht nga komentet apo vëzhgimi i padurueshëm me të cilin mund të përballesh.

“Hej njerëz, kjo jam unë dhe trupi im i pa edituar ose pa filtër. Fotografia që u postua këtë javë ishte e bukur. Por si dikush që ka luftuar me imazhin e trupit tërë jetën e saj, kur dikush ju bën foto e pastaj e ndan me gjithë botën pa ju treguar, duhet ta keni gjithë të drejtën t’ia kërkoni që ajo të mos shpërndahet, pa marrë parasysh kush jeni”, ka thënë ajo, pasi fotografia fillimisht ishte ndarë pa e pyetur fare.

Ajo më pas renditi shembuj të vërejtjeve jo të mira që janë bërë në lidhje me të: “‘Khloe është motra e trashë”. ‘Khloe është motra e shëmtuar’. ‘Babai i saj nuk duhet të jetë babai i saj i vërtetë sepse ajo duket kaq ndryshe.’ “E vetmja mënyrë që ajo të mund të kishte humbur atë peshë duhet të ketë qenë nga operacioni.”

Ajo tutje ka thënë se Khloe bën make up dhe i rregullon thonjtë, ajo përdorë filtera dhe editon fotografitë për të prezantuar vetën në mënyrën se si do ajo.

(Kosova Sot Online)