Bebe Rexha me mesazh për ata që vuajnë

  • A.P /
  • 09 April 2021 - 18:14
Bebe Rexha me mesazh për ata që vuajnë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, edhe një herë ka folur me fansat për problemet me shëndetin mendor.

Artistja, kohë më parë ka pranuar se është bipolare, andaj është trajtuar kundër problemeve me ankthin e depresionin.

Së fundi, Bebe shfrytëzoi llogarinë e saj në Instagram për të dërguar mesazh motivues për personat që vuajnë nga ankthi, depresioni e probleme të tilla me shëndetin mendor.

Ajo u shfaq pa grim, teksa dërgoi mesazh motivues për të gjithë ata që kanë probleme me shëndeti mendor.

“Hej, mos mendo në çfarë po kalon, asgjë për të cilën nuk flet. Zemra juaj po merret me të për javë, muaj apo edhe vite dhe ju bën të shqetësuar, të dëshpëruar, të vetmuar ose të irrituar. Ti po e kalon këtë, sepse ti gjithmonë e bën, kështu që mbaje kokën lart, merr frymë thellë dhe kalo një ditë të bukur”, u shpreh Bebe.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

(Kosova Sot Online)