Kida zgjodhi foton e papublikuar nga fëmijëria e saj për t’i uruar ditëlindjen njeriut më të afërt!

  • E.K /
  • 10 April 2021 - 15:50
Kida zgjodhi foton e papublikuar nga fëmijëria e saj për t’i uruar ditëlindjen njeriut më të afërt!

Kida ka publikuar një foto nga fëmijëria e saj me rastin e ditëlindjes së njeriut të saj të dashur, ku duket shumë ndryshe nga sot.

Në imazhin që ajo ka ndarë me ndjekësit, vihet re një vogëlushe mjaft e bukur me flokë të shkurtra teksa, veshur me një bluzë të kuqe.

“Gëzuar ditëlindjen vëllai im më i mirë. Të dua përgjithmonë @viganprishtina”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos me vëllanë.

Përsa i përket projekteve muzikore, Kida shumë shpejt do të sjellë një këngë me reperin gjerman, Samra. Ata kanë udhëtuar bashkë me një staf të madh në Dubai për të xhiruar këngën e tyre të re, që thuhet se do të publikohet së shpejti. Reperi gjerman ishte i pari që publikoi një foto me Kidën shoqërar me një zemër lejla dhe të njëjtën gjë bëri edhe këngëtarja shqiptare më vonë.

Kida dhe Samra paralajmëruan javë më parë bashkëpunimin mes tyre, përmes disa postimeve në rrjete sociale. Kida postoi në Instagram një foto të saj dhe e shoqëroi me mbishkrimin:

“Nuk e kemi parë njëri-tjetrin kurrë më parë, por nuk mund t’i rezistojmë njëri-tjetrit”. Ajo përmendi në postim reperin dhe e shoqëroi me një zemër të bardhë.

Të  njëjtën gjë si Kida bëri edhe Samra. Ai postoi një foto të tij dhe në përshkrimin e imazhit shkroi ndër të tjera:

“Unë jam ëndrra jote arabike, vajza shqiptare veshur me YSL”.

Edhe ai etiketoi Kidën në  postim dhe kjo e fundit i komentoi:

“Ne të dy jemi yje”.

(Kosova Sot Online)