Albani feston ditëlindjen dhe urimin më të bukur e mori nga njerëzit e tij më të shtrenjtë

  • E.K /
  • 20 April 2021 - 15:30
Albani feston ditëlindjen dhe urimin më të bukur e mori nga njerëzit e tij më të shtrenjtë

Alban Skënderaj është një nga këngëtarët më të preferuar të publikut shqiptar. Edhe pse ka vite që është pjesë e skenës muzikore, Albani vazhdon të ketë fansat e tij besnikë, që gjithmonë presin me shumë dashamirësi projektet muzikore të tij. Albani në fakt nuk ka zhgënjyer kurrë dhe këngët e tij kanë qëlluar gjithmonë e në zemër.

Sot artisti shumë i dashur për shqiptarët feston ditëlindjen dhe gjejeni pak sa vjeç bën ai? Këngëtari bën sot 39 vite jetë! Në këtë ditë të shënuar mesazhin më të bukur të urimit nga bashkëshortja e tij, Miriam Cani. Kjo e fundit ka ndarë në Instagram një foto shumë të ëmbël të Albanit me dy të vegjlit e tyre, Ameli dhe Duam. Babi duket shumë i lumtur përkrah fëmijëve, që shihen të ulur në prehrin e Albanit.

“Mëngjesi më i ëmbël për mua. Gëzuar ditëlindjen babi më i mirë në botë. Do të duam sa të kemi frymë”, ka shkruar Miriami përkrah fotos së njerëzve të saj më të shtrenjtë.

Pak javë më parë, Miriami dhe Albani festuan edhe 14-vjetorin e lidhjes së tyre. Miriami si një vajzë shuëm romantike ndau në rrjete sociale një pjesë nga kënga e tyre mjaft e njohur “Let me die with you”.

”14 vite me ty. I love you more than the words can say @albanskenderaj”, shkroi Miriami në urimin e saj për dashurinë e tyre.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MIRIAM CANI (@miriamcani)

(Kosova Sot Online)