Bes Kallaku zgjodhi fjalët më të ngrohta për t’i uruar ditëlindjen gjyshes së tij!

  • E.K /
  • 21 April 2021 - 13:33
Bes Kallaku zgjodhi fjalët më të ngrohta për t’i uruar ditëlindjen gjyshes së tij!

Gjyshja e Bes Kallakut, Ija, është një personazh jo pak i njohur për publikun shqiptar. Ajo është kthyer në gjyshen më të dashur të shqiptarëve, që ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me çiltërsinë e saj.

Besi “vdes” për gjyshen e tij dhe këtë s’lë rast pa na e treguar. Një në disa foto në llogarinë e Besit në Instagram është me Ijen, siç ishte edhe fotoja e fundit sot.

Ija feston ditëlindjen, ndaj aktori zgjodhi ca fjalë të ngrohta për të uruar gjyshen e tij të zemrës.

Urime Ditelindjen o Ija e t’gjithve! @ijabeskallakut”- ka shkruar ai duke i bërë tag, pasi sigurisht Ija ka dhe llogari personale në Instagram!

Komentet e urimit për gjyshen e Besit ishin të panumërta, teksa të gjithë shprehin përzemërsinë e tyre.

Pak ditë më parë, Ija e surprizoi aktorin në emisionin “Soiree”, ku ishte i ftuar në një intervistë me Xhensilën.

Ajo u fut në skenë duke emocionuar Besin, ndërsa ai e priti me përqafime dhe s’ndaloi së puthuri gjyshen në ballë.

Më poshtë mund ta ndiqni këtë moment emocionues mes nipit dhe gjyshes:

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)

(Kosova Sot Online)