Ja ku e keni një foto të Elitës dhe Gjikos që s’na e kishin treguar kurrë

  • E.K /
  • 23 April 2021 - 16:05
Ja ku e keni një foto të Elitës dhe Gjikos që s’na e kishin treguar kurrë

Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë një prej çifteve më cool të Instagram-it, që s’ngurrojnë t’i ndajnë me ndjekësit ndjenjat e bukura që kanë për njëri-tjetrin.

Ata po krijojnë një “skuadër” të bukur me fëmijë dhe tashmë janë bekuar me Zërin dhe Botën, një djalë dhe një vajzë që në fakt janë e gjithë bota për ta.

Bota është vetëm 7 javëshe dhe Zëri është ende i vogël ndaj do kujdes, për këtë arsye mami Elita mezi gjen kohë të merret me veten dhe rrjetet sociale.

Mirëpo, teksa merrej me dy fëmijët, ajo ia doli të menaxhonte edhe llogarinë e saj në Instagram dhe pyetjet e shumta të ndjekësve. Dikush i ka kërkuar Elitës të na tregojë një foto të papublikuar me Gjikon, ndërsa ajo na kënaqi sytë me këtë shkrepje:

Elita ka treguar më herët se në shtatzëninë e dytë shtoi rreth 18 kilogramë dhe sot ka treguar se çfarë peshë ka arritur pas lindjes. Dikush nga ndjekësit e saj e ka pyetur sa peshon dhe të tjerë i kanë kërkuar që ta tregojë me fakt me një foto nga peshorja. Për të hequr dyshimet e të gjithëve, Elita ka ndarë në Instagram një video të peshores, që shënon 68.85 kilogramë.

Nga ana tjetër ka pasur nga ata që janë interesuar nëse Elita ka bërë ndonjë operacion plastik në fytyrë. Njëri nga ndjekësit është interesuar veçanërisht për buzët e moderatores. Ajo ka treguar se nuk bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë dhe rrjedhimisht as në buzë.

Ndërkohë Elita ka treguar se nuk dëshiron të ketë më fëmijë të tjerë dhe së shpejti mund të rikthehet në ekran.

“Po na mungon në televizion”, i komentuar dikush.

“Do kthehem. Por në çfarë emisioni keni qejf të më shikoni?”, është përgjigjur Elita duke pritur sugjerime nga ndjekësit.

(Kosova Sot Online)