Elita Rudi: Nuk i kam buzët e bëra

  • E.K /
  • 23 April 2021 - 16:47
Elita Rudi: Nuk i kam buzët e bëra

Angazhimet e saj si nënë e kanë lënë pak mbrapa sa i përket projekteve televizive, por jo edhe në angazhimin e profesionit të saj si blogere.

Elita tregohet mjaft aktive dhe e hapur me fansat e saj në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ajo u ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj në InsatStory që t’i parashtrojnë nga një pyetje, së cilave më pas ajo do t’iu përgjigjej.

Ndërkohë një prej fansave e ka pyetur për buzët e saj që duken si të fryra, se a është e vërtetë që i ka të bëra me anë të ndonjë ndërhyrje estetike.

Dhe përgjigja e moderatores ishte e prerë, duke thënë shkurt “Jo, nuk i kam”, duke theksuar kështu se buzët e saj janë tërësisht natyrale.

Elita përndryshe sivjet është bërë nënë për herë të dytë, ku pas djalit të saj të parë, Zërit, solli në jetë edhe vajzën të cilën e pagëzoi me emrin Bota.

(Kosova Sot Online)