Adelina Ismajli: Ju o fëmijë të luksit, kurrë s’do e kuptoni varfanjakun e ngratë

  • E.K /
  • 23 April 2021 - 17:38
 Adelina Ismajli: Ju o fëmijë të luksit, kurrë s’do e kuptoni varfanjakun e ngratë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismajli, që një kohë nuk është pjesë e ekraneve televizive, mirëpo Ismajli është pranë atyre që e duan përmes fotografive apo videove të ndryshme që publikon në rrjete sociale.

Shpeshherë këngëtarja shpreh edhe qëndrimet e saj lidhur me ndonjë çështje të caktuar.

Së fundmi, Adelina ka publikuar një shkrim në rrjetin social “Instagram”, me anë të së cilit iu është drejtuar fëmijëve të familjeve të pasura.

Ajo është shprehur se ata nuk do të munden kurrë që ta kuptojnë zemrën e një njeriu të varfër.

“Ju o fëmijë të luksit, kurrë s’do e kuptoni varfanjakun e ngratë – ai e bën për bukë e ju për inat”, ka shkruar Ismajli në story.

(Kosova Sot Online)