Madonna blen shtëpinë e The Weeknd madje bën edhe pazar duke e marrë me një goxha ulje

  • E.K /
  • 23 April 2021 - 19:27
Madonna blen shtëpinë e The Weeknd madje bën edhe pazar duke e marrë me një goxha ulje

Madonna është rikthyer në Los Angeles sërish. Ajo ka riblerë shtëpi në zonën e VIP-ave, Hidden Hills ku kanë prona disa nga motrat Kardashian, Drake e të tjerë yje. 4000 metra katrorë vilë dhe gjysmë hektari kopsht ka qenë zgjedhja e Madonnës, e cila nuk ra në sy vetëm për rikthimin në zonën më të shtrenjtë të Los Angeles, por për faktin që bleu shtëpinë e The Weeknd. Madje arriti të bënte pazar për ta marrë me zbritje në çmim. Nga 25 milionë dollarë që ishte vlera e vilës, ajo e bleu për 19.3 milionë. Prapë këngëtari arriti të nxjerrë fitim pasi kur e bleu për herë të parë këtë shtëpi, kishte vlerën e 18.2 milionë dollarëve.

Shtëpia ka 9 dhoma, një suitë të madhe, 10 tualete, Spa, palestër që kthehet në disko, piano dhe arredim modern.

Epo mesa duket milionat ja kane vlejtur…

(Kosova Sot Online)