Kap shifrën e ‘çmendur’ të dëgjimeve në Spotify, ja cili është suksesi i rradhës i Rita Orës

  • E.K /
  • 23 April 2021 - 20:32
Kap shifrën e ‘çmendur’ të dëgjimeve në Spotify, ja cili është suksesi i rradhës i Rita Orës

Artistja me origjinë shqipëtare, Rita Ora ka shënuar suksesin e saj të rradhës si artiste.

Edhe një herë Rita na bëri krenar duke bërë të ditur në rrjetin social Instagram se së paku 13 këngë të saj, disa prej tyre bashkëpunime dhe disa solo kanë kaluar shifrën mbi 100 milionë dëgjimesh në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.

Lista kryesohet nga bashkëpunimi i saj me DJ e ndjerë Avicin “Lonely Together”,i cili ka mbi 549 milionë dëgjime  duke vazhduar nga “Your Song” me 520 milionë dhe “Anywhere” me  450 milionë dëgjime.

Ndërkohë përsa i përket 3 këngëve të fundit  të cilës i janë shtuar listës së 100 milionë + janë, “I Will Never Let You Down” me 160 milion dëgjime, “Only Want You” me 103 milionë dhe së fundmi “Body On Me ” (bashkëpunim me Chris Brown) me 103 milionë dëgjime.

Sivjet, Rita ka nxjerrë në shitje dhe mini-albumin e saj “Bang” i cili është pritur goxha mirë nga publiku.

Në këtë album ajo mori veçanërisht vëmëndjen e shqipëtarëve, kur në një nga klipet e albimit Rita u shfaq me veshje tradicionale shqiptare.

(Kosova Sot Online)