Famë dhe miliona euro, zbuloni 10 partneret më të pasura të futbollistëve

  • E.K /
  • 24 April 2021 - 14:22
 Famë dhe miliona euro, zbuloni 10 partneret më të pasura të futbollistëve

Shpesh herë në futboll ka debate se kush janë lojtarët më të paguar apo më të pasur.

Në renditjen e mëposhtme do të zbuloni këtë herë se cilat janë partneret e futbollistëve, që kanë më shumë të ardhura.

“Wags” siç njihen ndryshe janë modele, këngëtare apo dhe sipërmarrëse, të cilat janë po aq të suksesshme sa partnerët e tyre.

Në vendin e parë do të gjejmë Victoria Beckham. Bashkëshortja e David ka një background fantastik dhe pasuria e saj llogaritet deri në 415 milionë euro. Jo keq për një grua.

Renditja vijon me personin e zemrës së Gerard Pique, Shakirën. Këngëtarja kolumbiane njihet në mbarë botën për sukseset e saj dhe numëron mbi 254 milionë të ardhura.

Podiumi mbahet nga Coleen Ronney. Plot 16 milionë euro për bashkëshorten e Wayne, e cila është gjithashtu shumë e suksesshme në bizneset e saj.

Renditja vijon me modelen e njohur, Georgina Rodriguez. Partnerja e Cristiano Ronaldos ka arritur të fitojë plot 8 milionë euro, por mendohet se shumë shpejt të ardhurat e saj do të rriten.

Vendi i pestë mbahet nga e fejuara e Alex Oxlade-Chamberlain, Perrie Edwards. Këngëtarja britanike ka arritur deri në 6.9 milionë euro të ardhura falë punës së saj.

Një vend më poshtë do të gjejmë bashkëshorten e Frank Lampard, Christine. Prezantuesja e njohur numëron më shumë se 5.7 milionë euro nga suksesi i saj.

Në vendin e shtatë renditet Oriana Sabatini. E fejuara e Paulo Dybalës numëron rreth 4.6 milionë euro nga puna e saj si modele.

Wanda Nara dhe Icardi

Lista vijon me bashkëshorten e Mauro Icardit. Wanda Nara përveç punës së saj si modele ka dhe disa biznese të tjera e përfitimet e saj llogariten deri në 3.4 milionë euro.

Në vendin e nëntë gjejmë Abbey Clancyn. Bashkëshortja e Peter Crouch numëron 2.8 milionë euro përfitime dhe në vendin e fundit renditet partnerja e Scott Sinclair.

Helena Fianagan ka arritur deri në 2.3 milionë euro falë bizneseve të saj të suksesshme.

(Kosova Sot Online)