Beyonce e lumtur për suksesin e albumit 'Lemonade'

  • A.P /
  • 24 April 2021 - 16:43
Beyonce e lumtur për suksesin e albumit 'Lemonade'

Ylli i pop-it, Beyonce, feston përvjetorin e pestë të albumit shumë të suksesshëm “Lemonade”.

Këngëtarja, me anë të një postimi, ka ndarë disa fotografi nga videoklipet e këngëve pjesë të albumit dhe kishte një mesazh për të gjithë.

Ajo u shpreh mirënjohëse që albumi kishte ndikim tek shumë njerëz, ndërsa inkurajon të gjithë të falin, dashurojnë e punojnë për t’u ngritur.

“Jam mirënjohëse që kjo pjesë e punës ka bërë jehonë kaq të thellë te kaq shumë njerëz. Jam shumë mirënjohëse për të gjithë shpirtrat e bukur të përfshirë në krijimin e një prej arteve të mia të preferuara. Ndërsa festoj pesë vjet LEMONADE, i inkurajoj të gjithë të vazhdojnë shërimin, dashurinë, faljen dhe ngritjen.

Shpresoj të gjeni gëzim sot”, ka shkruar Beyonce.

Image

(Kosova Sot Online)