Kate Middleton dhe Princi William sot festojnë dhjetë vjetorin e martesës

  • E.K /
  • 29 April 2021 - 10:21
 Kate Middleton dhe Princi William sot festojnë dhjetë vjetorin e martesës

Kate Middleton dhe Princi William sot festojnë përvjetorin e martesës.

Për 10 vjetorin e martesës së tyre ata kanë pozuar një set të ri fotografik të cilët janë shfaqur veshur në ngjyrë blu.

Çifti ndanë imazhe në faqen e tyre në Twitter të cilët u shfaqen tejet të lumtur krahë të njëri-tjetrit.

Kate u shfaq me një triko të kaltër me mëngë të tejdukshme, gjersa në pjesën e poshtme tërësisht në të bardhë. Nga ana tjetër, William mbante një triko të thjeshtë, këmishë me jakë dhe pantallona.

Në fotografinë e parë, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ishin të ulur pranë një sfondi të gjelbëruar, gjersa në të dytën, ata përqafuan njëri-tjetrin ku po qëndronin pranë një ndërtese.

“10 vite”, ka qenë përshkrimi i imazhit të parë. “Bërë këtë javë përpara 10 vjetorit të martesës së Dukës dhe Dukeshës”.

Ndryshe, që nga dasma e tyre, dyshja kanë tre fëmijë: Princi George, shtatë vjeç, Princesha Charlotte, pesë vjeçe dhe Princi Louis, tre vjeç.

(Kosova Sot Online)