Elvana Gjata kap fshesën për ta pastruar

  • A.P /
  • 03 May 2021 - 16:07
Elvana Gjata kap fshesën për ta pastruar

Këngëtarja Elvana Gjata, pas tri viteve ka qenë mysafire në një televizion.

Ajo të shtunën ishte e ftuar në emisionin “Soire, ku foli për albumin e saj të ri “Çelu”.

Elvana ka kënduar këngët e albumit të ri, ndërkaq ajo është përkujdesur edhe për skenën.

Në një video të publikuar në Instagram nga “Soiree”, Elvana shihet duke fshirë skenën ku do të këndonte.

Këngëtarja nga Shqipëria njihet për modestinë dhe thjeshtësinë që e karakterizon. Ajo asnjëherë nuk ngurron të flasë hapur për jetën e saj nga fëmijëria, vështirësitë e sfidat që ka kaluar nga ajo kohë, për t’u bërë një ndër këngëtaret më të famshme e më të dashura për publikun.

Image

(Kosova Sot Online)