Kendall Jenner flet për problemet me shëndetin mendor: Mendoja se po vdisja

  • E.K /
  • 08 May 2021 - 12:18
 Kendall Jenner flet për problemet me shëndetin mendor: Mendoja se po vdisja

Kendal Jenner ka rrëfyer si rrallëherë detaje nga jeta e saj personale që nuk i kemi ditur më parë. Supermodelja ka dhënë një intervistë për “Vogue” ku ka treguar pa dorashka problemet me shëndetin mendor duke thënë se ka vuajtur nga ankthi që nga mosha 8 vjeçare.

“Kam patur raste kur ndihesha sikur kam nevojë të shkoja urgjent në spital sepse mendoja se zemra ime po dobësohej dhe nuk mund të merrja frymë dhe isha nevojë për dikë që të më ndihmonte. Ndonjëherë mendoja se po vdes.“, u shpreh modelja.

Ajo thotë se i ka shijuar në maksimum kohën e lirë që ka patur për shkak të pandemisë duke qëndruar në shtëpi ndërsa pranon se ndihet në ankth për faktin se mund t’i rikthehet jetës para pandemisë. “Nëse shkoj në një darkë ose shoh disa miq të mi nga sa jam mësuar gjatë këtij viti, kjo më jep ankth.“, tha ajo.

(Kosova Sot Online)