Merr fund shoqëria disavjeçare mes Adrola Dushit dhe Xhesika Berberit, detaji që ngriti dyshimet

  • E.K /
  • 15 May 2021 - 17:09
 Merr fund shoqëria disavjeçare mes Adrola Dushit dhe Xhesika Berberit, detaji që ngriti dyshimet

Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi janë dy nga vajzat më të bukura të showbizit shqiptar. Prej vitesh, ato janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe kanë treguar se janë shoqe të ngushta.

Mirëpo, duket se jo gjithçka po vazhdon si dikur, pasi në rrjetet sociale është vënë re një ftohje mes tyre.

Në Instagram, Adrola dhe Xhesika nuk e ndjekin më njëra-tjetrën duke lënë të kuptohet se diçka mes tyre ka ndodhur.

Ai që ka habitur më shumë së fundmi është edhe një postim i Dushit, i cili mund të jetë edhe një dedikim për Xhesin.

“Ti s’mund të ndryshosh njerëzit rreth teje, por ti mund të ndryshosh njerëzit rreth teje”, shkruhet në postimin që ka shtuar shumë dyshime.

(Kosova Sot Online)