Harry: Meghan donte ta vriste veten kur ishte shtatzanë, familja e neglizhoi totalisht

  • E.K /
  • 21 May 2021 - 12:28
 Harry: Meghan donte ta vriste veten kur ishte shtatzanë, familja e neglizhoi totalisht

Duket se princ Harry nuk ka ndërmend t’i ndalë “bombat” kundër familjes mbretërore. Teksa ka folur përsëri me Oprah Winfrey, 36-vjeçari tregoi se gruaja e tij Meghan Markle kishte dashur të vriste veten, teksa ishte shtatzanë.

Harry tha që Meghan nuk e vrau veten, vetëm sepse ishte e shqetësuar për të dhe nuk donte që ai të humbiste një tjetër grua të rëndësishme të jetës së tij.

Harry tha se ndihej i turpëruar që kishte lënë situatën të përkeqësohej në një masë të tillë dhe akuzoi familjen mbretërore se ishin totalisht indiferent ndaj kësaj situate.

“Gjëja që e ndaloi atë ishte fakti se sa e padrejtë do të ishte për mua kjo. Pas gjithçkaje që i kishte ndodhur nënës sime, të humbisja një grua tjetër në jetën time me një foshnjë brenda saj”, tha ai.

Sipas Harryt ajo që e kishte bindur të largohej drejt Kalifornisë ishte neglizhenca totale me të cilën familja e tij kaloi një çështje aq delikate sa vetëvrasja e së shoqes.

“Çdo pyetje, kërkesë, paralajmërim, çfarëdo qoftë, kaloi me një heshtje totale, neglizhencë totale”, u shpreh ai./A2CNN

(Kosova Sot Online)