Lexoni edhe:
Gjon Muharremaj me këngën 'Tout l’Univers' në Eurovision i bën krenarë të gjithë shqiptarët
Sezoni i pestë i “La Casa De Papel” më në fund do të nisë transmetimin së shpejti. Ditën e sotme “Netflix” ka publikuar në Instagram trailerin e sezonit të pestë, i cili do të nisë më shpejt nga ç’e mendonim.
La Casa de Papel / Money Heist is finally coming back!
— Netflix (@netflix) May 24, 2021
Part 5: Volume 1 premieres September 3
Part 5: Volume 2 premieres December 3 pic.twitter.com/kHQfVhw84F
Sipas njoftimit të “Netflix”, sezoni i pestë do të jetë i ndarë në dy pjesë, që do e nisin transmetimin në kohë të ndryshme. Pjesa e parë d të nisë transmetimin në 3 shtator, ndërsa pjesa e dytë do të shfaqet në 3 dhjetor të këtij viti.
Para disa ditësh gjiganti i transmetimit njoftoi se xhirimet e serialit kishin përfunduar dhe se fansat nuk do të prisnin dhe shumë për të mësuar detajet që u zbuluan ditën e sotme.
“Cfarë nisi si bandë hajdutësh, përfundoi si familje. Përfunduan xhirimet e sezonit të pestë të “La casa de Papel. Një falenderim për të gjithë fansat që ishin pjesë e rezistencës. Mezi presim t’ju tregojmë si përfundon kjo histori.” – shkruhej në njoftimin e “Netflix” disa ditë më parë.
(Kosova Sot Online)